Deputetja Bano refuzon Bardhin/ Eralda Bano mohon zërat për bashkim me grupin e “mesit”

schedule15:23 - 14 Shkurt, 2024

schedule 15:23 - 14 Shkurt, 2024

Deputetja e PD, mbështetëse e Lulzim Bashës, Eralda Bano hedh poshtë zerat se po negocion me Gazment Bardhi për një kalim ne grupimin e tij duke tradhtuar PD zyrtare. Në një reagim në rrjete sociale, ligjvënësja e Fierit shprehet se në Partinë Demokratike nuk mund të ketë njerëz të kontestuar nga aleatët strategjikë.

“Për çdo kënd që ka dyshime se ku aderojnë vlerat e mia, di t’ju them se do jenë me të drejtën dhe me partinë e cila gjithmonë ka vendosur vlerat përmbi çdo interes personal. Thënë kjo, koherenca ime deri më sot ka qenë absolute, duke besuar fort në atë çka përfaqësoj. Unë besoj në një PD të bashkuar por jo në një PD e cila nuk ka në krah aleatët e saj strategjik.”

Per Banon, Partia demokratike ku ajo ben pjese eshte shtepia e dialogut dhe e mendimit te lire. Ajo shpreh se sot po behet Pazar me politiken, e kjo rendon mbi qytetaret.

“E kam shprehur shumë herë dhe i qendroj fort faktit se ku ka diskutim dhe dialog konstruktiv për të mirën e përgjithshme, ka demokraci.

Falë zotit që partia të cilën unë e quaj shtëpi lejon dialogun dhe shprehjen e mendimit të lirë. Përgjatë gjithë këtyre viteve vazhdoj ende të besoj se vlerat njerëzore duhet të prevalojnë ndaj çdo aspekti tjetër, qoftë ky personal. Sidomos  në momente kur të bërit politikë është kthyer në një pazar i cili rëndon mbi qytetarët.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!