Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka denoncuar në polici se i janë vjedhur 50 mijë euro në banesën e tij në Prishtinë.
Në orët e para të së premtes, më 24 qershor, Shkreta ka parë se i është vjedhura banesa në Prishtinë dhe për këtë ka njoftuar Policinë.
Mediat në Kosovë raportojnë se deputeti ka thënë se gjatë intervistimit, se paratë që dyshohet se janë vjedhur, janë mbledhur për arsyen e larjes së një borxhi.
Sipas burimit, Shkreta po ashtu u ka thënë hetuesve se ato para janë mbledhur bashkë me disa familjarë të tij.
Në raportin policor që e ka siguruar Kallxo.com, deputeti i pozitës ka treguar se nuk kishte qenë në banesë që nga mëngjesi i datës 23 qershor, ditë e enjte. /abcnews.al