Pas nxjerrjes së videos ditën e sotme në sallën e Kuvendit, nga deputeti Halit Valteri për atentatin e bërë ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Menjëherë pas kësaj deklarate SPAK ka njoftuar se ka thirrur deputetin Halit Valteri për dorëzimin e videos që posedon.
Gjatë seancës së sotme deputeti Halit Valteri ka hedhur akuza ndaj policisë duke thënë se nuk po e bën detyrën si duhet dhe nuk ka bërë veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, që sipas tij janë bërë me qëllim.
Valteri teksa i drejtohej Ministrit të brendshëm gjatë ditës së sotme në Kuvend tha:
“Nuk ta ka shpjeguar kryeministri Rama që je personi përgjegjës për gjithçka ndodh. Ti na përmende Lazaratin, po në Mirditë ke dyfishin e drogës, çoja paraardhësit tënd OFL-në, e jo atyre.
Nuk na bën pallavra për këtë punë. Këtu (tregon videon) tregohet shumë qartë ekzekutorin në atentatin e prokurorit Arjan Ndoja, Redjan Rrahja dhe ai pa kapele, në këtë sallë pengohet zbardhja e kësaj ngjarjeje.
I ke të 12 drejtorët e qarqeve për përfshirë në krim, 30% që merrte paraardhësi yt, ndoshta ti s’ke informacion, se ndoshta s’të kanë dhënë lekë, se për mua ti dukesh një burrë shumë i mirë.
Ju ndoshta i shihni si shifra, por unë uroj që ajo harta shpresoj që të shkoj drejt zero, mos të kemi të vrarë, kështu si e keni katandisur ju policinë e shtetit, do vriten dhe do shkatërroheni”./abcnews.al