500 mijë ukrainas u depërtuan pa dëshirën e tyre në Rusi, tha deputeti ukrainas, Mykyta Poturayev gjatë një fjalimi me video ne Parlamentin Evropian.
“Gjysmë milion qytetarë ukrainas u depërtuan nga Ukraina në Federatën Ruse pa marrëveshje nga ana e tyre”, citohet të ketë thënë zyrtari ukrainas.
Lexo edhe: Banori i Mariupolit: Civilët kanë frikë të largohen
Deputeti theksoi se nuk ka pasur asnjë mundësi komunikimi me këta persona, duke kërkuar kështu ndihmë nga Kryqi i Kuq për të krijuar ura komunikimi me të zhdukurit.
Megjithatë Reuters nënvizon se shifra e pretenduar nga politikani ukrainas nuk është verifikuar nga burime të paanshme.
Alexandra Boivin, një zyrtare e Kryqit të Kuq, tha se organizata e saj është duke diskutuar me autoritetet ruse për mundësitë për të ndihmuar ukrainasit që u transportuan në Rusi kundrejt vullnetit të tyre./abcnews.al/