Deputeti shqiptar në Mal të Zi për fitoren e Ramës: Çdo qeverisje të jetë sa më demokratike

schedule10:54 - 3 Maj, 2021

schedule 10:54 - 3 Maj, 2021

Genci Nimanbegu, deputeti Shqiptar në Mal të Zi në një komunikim për mediat ka folur për zgjedhjet në Shqipëri dhe rikonfirmimin e qeverisë Rama.

“Për ne është i rëndësishëm stabiliteti dhe prosperiteti i Shqipërisë”, thotë ai.

Gjithashtu Nimanbegu vlerëson rolin e qeverisë Shqiptare në disa procese të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi.

“Me ushtrimin e detyrës së Ministrisë së Jashtme nga Ditmir Bushati është nisur një përmirësim i kontakteve të bashkëpunimit të qeverisë shqiptare në Mal të Zi. Unë veçoj edhe përpjekjet e presidentit Meta, por kryesisht qeverisja me në krye kryeministrin Rama ka pasur një ndikim më të veçantë.

Ne i dëshirojmë Shqipërisë më të mirën, popullit shqiptar më të mirën dhe çdo qeverisje që të jetë sa më demokratike dhe të bëjë përbashkimin e politikave në Shqipëri. Fatkeqësisht gjuha politike në Shqipëri është tepër e rënduar dhe ne dëshirojmë që këto të jenë më të qëndrueshme”, tha Genci Nimanbegu.

Ndërsa në lidhje me marrëdhëniet mes tij dhe zëvendeskryeministrit Dritan Abazoviç, ai thotë se akuzat e pa baza me qëllime politike ndaj partive politike shqiptare sjellin vetëm çoroditje pasi është duke devijuar nga kursi evropian, pasi sipas tij kjo mazhorancë qendrën e sheh në Beograd.

“Ndaj akuzave të pabaza ne duhet të mbrohemi. Ne nuk kemi askënd më pranë sesa shqiptarët. Vetë Abazoviç shumë herë i kam thënë që prej miqve të bëjmë armiq. Veprimet e tij politike kohët e fundit vënë në dyshim rrugën e ardhshme të Maliz të Zi. Kjo rrugë duhet të jetë rrugë e integrimeve europiane”, tha ai.

Genci Nimanbegu tashmë ka mandatin e 4 të deputetit në Parlamentin e Malit të Zi ndërsa në legjislaturën e kaluar ka qenë edhe zëvendeskryetar i parlamentit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!