Deputeti Salianji denoncon një përplasje me armë në Lezhë

schedule14:19 - 8 Shtator, 2018

schedule 14:19 - 8 Shtator, 2018

Partia Demokratike ka denoncuar rastin e një përplasje me armë në Lezhë, pas së cilës personat e përfshirë janë lënë të lirë nga policia. Deputeti Ervin Salianji tha nga selia e PD se lirimi është bërë me urdhër nga ministria e brendshme, si shembull i mbështetjes ndaj krimit e tradhëtisë së punonjësve të policisë.

Ervin Salianji, deputet i PD: “Policia e tradhëtuar, liron edhe banditët në Lezhë me urdhër politik nga ata që refuzojnë vettingun e politikës. Faza edytë e dekriminalizimit jetike për çlirimin e qeverisë nga krimi.

Bandat kriminale qeverisin në çdo cep të Republikës, duke sfiduar plotësisht autoritetin e shtetit. Pas ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan, krimi ka treguar se bën ligjin edhe në Lezhë.Partia Demokatike po denoncon një rast skandaloz, që tregon se policia është e tradhëtuar nga drejtuesit politikë të saj në Ministrinë e brendshme.
Dy ditë më parë, të enjtën qytetarët kanë telefonuar në sallën operative të Policisë së Shtetit për të denoncuar një shkëmbim zjarri tek zona e njohur si Rana e Hedhun. Patrulla policore ka bërë ndalimin e personave me inicialet E.S. nga Lezha, F.F. nga Shkodra dhe I.S. nga Kopliku. Pas kontrollit atyre iu gjetën armë zjarri, një foto prej të cilave Partia Demokratike e disponon. Njësoj si në rastin e Shkodrës, ku për 6 vrasje dhe 2 rrëmbime nuk ka autor, edhe për shkëmbimin e zjarrit në Lezhë, krimi ka dalë mbi forcën e ligjit. Pavarësisht se policët e thjeshtë, ata që po i nënshtrohen vettingut, kanë kryer të gjitha veprimet proceduriale, kriminelët janë liruar pas një telefonate nga Ministria që drejton Fatmir Xhafaj, i cili refuzon t’i nënshtrohet vettingut njësoj si policët. Pas kësaj telefonate nga të pushtetshmit që nuk e duan vettingun në politikë, armët e zjarrit janë kthyer në lodra dhe kriminelët në qytetarë të respektuar.
Kjo është situata me të cilën përballën çdo ditë ata policë që luftojnë krimin.Kjo është tradhtia që u bëhet policëve që janë të rrethuar jo vetëm nga krimi, por dhe nga aleatët e tij në qeveri.
Prandaj, është jetike miratimi sa më shpejt i fazës së dytë të dekriminalizmit, që do të pastrojë qeverisjen nga krimi.

Partia Demokratike është e vendosur të luftojë në çdo kohë të gjithë politikanët e lidhur me krimin, duke i larguar ata nga politika dhe për t’i nxjerrë para drejtësisë”./abcnews.al