Deputeti që kaloi Covid-19: S’e dini si është të jesh në pikën e fundit, “ilaçi” që më shpëtoi

schedule12:43 - 29 Tetor, 2020

schedule 12:43 - 29 Tetor, 2020

Deputetët në Kuvend janë përfshirë në një sërë diskutimesh mbi sigurimin e vaksinës anti-Covid, lidhur me marrëveshjen e cila do të votohet ditën e sotme në Kuvend. Deputeti Ralf Gjoni doli kundër të gjithëve duke deklaruar se Shqipëria po nxitohet në procesin e sigurimit të vaksinës.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kërkoi që të mos politizohet kjo çështje delikate ndërsa me bindje theksoi se e gjithë kjo nismë bëhet në përputhshmëri me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndërkohë deputeti Adriatik Alimadhi i cili e ka kaluar tashmë Covid-19 rrëfeu ditët e vështira të përballjes me këtë sëmundje.

“Doktoreshë Najada vinte 4 ose 5 herë dhe diskutonim për ecurinë e shëndetit, edhe pse ilaçet nuk dhanë efekt po përpiqesha për të mbijetuar. Nuk e dini se çdo të thotë të jesh në pikën e fundit të jetës, personalisht e kam vuajtur këtë shumë keq. E kam vuajtur këtë. Të gjithë mjekët kanë pasur solidaritet dhe bashkohem tërësisht me ta. Ne jemi deputet dhe unë kam dashur që çdo shqetësim timin me Covidin ta ndaj me shoqërinë.

Të gjithë doktorët më kanë shërbyer me gjithçka. Ilaçet duhet përgatitur dhe duhen marrë për të qenë përballë një pandemie që nuk dihet si shkon, para të bardha për ditë të zeza.Kur bëra kalimin nga Infektivi në Sanatorium, tek një doktor popullor që quhet Ylli Merja kanë renduar të gjithë njerëzit e mi për atë ilac. Infermierët thoshin ai vdiq, por shpëtoi nga një ilac me pika. Ndaj them që duhen përgatitur ilaçet e të jemi gati. Para të bardha për ditë të zeza”, u shpreh ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!