“Deputeti që duam”, Safet Gjici: Ti tregojmë veshëve shurdh dhe syve qorr që këtu po punohet

schedule09:57 - 31 Tetor, 2020

schedule 09:57 - 31 Tetor, 2020

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici gjatë fjalës së tij, në prezantimin e platformës “Deputeti që Duam”, theksoi se falë investimeve të qeverisë Rama, qyteti ka marrë pamje të tjetërsuar.

Ai shtoi se punimet ne aeroportin e Kukësit, janë investime që do të ndihmojnë ekonomin familjarë të qytetarëve në Kukës.

“Ti tregojmë veshëve shurdh dhe syve qorr që këtu po punohet. Puna që po bëhet në këtë kantier shihet qartë. Shumë vëllezër nëna  do të shkojnë tek njëri-tjetri me kosto të ulët. Me hapjen e tij 1 mijë familje do të punësohen, por kjo nuk do të jetë vetëm kaq. Ekonomia familjare do të ndryshojë me këtë investim që po bëhet nga qeveria Rama. Po ashtu edhe ndërtimi i spitalit ka marrë formën e duhur për të shkuar drejt fundit”, tha Safet Gjici.

Po ashtu gjatë fjalës së tij ai tha se 185 familje do të përfitojnë me banesat sociale, ndërsa shumë shpejt punimet do të fillojnë ende në Bashkinë Tropojë.

Sakaq ai ftoi të rinjtë që t’i bashkohen Partisë Socialiste, “Deputeti që Duam”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!