Deputeti mallkon ministrat: Harruat që hanit byrekë me dhallë, hak ju pastë Zoti

schedule12:31 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 12:31 - 9 Dhjetor, 2021

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ishte mjafti i ashpër me shumicën socialiste.

Në fjalën e tij në Kuvend ai u kërkoi ministrave që të zbrisnin nga makinat e shtrenjta dhe të shkonin në periferi të shikonin problemet reale të qytetarëve, teksa çmimet po rriten dhe karburanti po shkon 2 mijë lekë.

Sipas tij e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ministrat e qeverisë Berisha kur erdhën në pushtet në 2005.

Harruat përpara tetë vitesh kur ishit në opozitë cfarë gjendje ishit. Të njëjtën gjë ua kam thënë dhe ministrave të PD-së në vitin 2007, që brenda dy viteve harruan nga vinin.

Përpara vitit 2005 te “Bar Kalaja” hanin byrekë me dhallë, pas dy vitesh u majmën nga pasuria me “Benz”-a me makina, madje edhe me problemet e tyre familjare, filluan me i ndryshuar nga mirëqenia e madhe, e njëjta gjë po u ndodh edhe ju.

Edhe hak ju pastë Zoti se në shqiptarët nuk kemi cfarë t’u bëjmë juve” tha Sula./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!