Deputeti i PS shpërndau leje legalizimi, kreu i Kadastrës Lushnjë: Isha me të, janë të nëntorit

schedule12:33 - 11 Janar, 2021

schedule 12:33 - 11 Janar, 2021

Esiona Konomi

Arben Qalliu është i pari zyrtar shtetëror që përballet me pasojat e ligjit përpara fushatës elektorale.

Ai është drejtor i Kadastrës së Lushnjës, zonë në të cilën deputeti socialist Bujar Cela u shfaq duke shpërndarë leje legalizimesh, veprim ky i ndaluar 4 muaj përpara zgjedhjeve.

Celibashi: Si përfunduan këto certifikata në duart e deputetit?

Qalliu: Le t’i japë shpjegimet deputeti, unë nuk kam qenë me të. Ai vazhdimisht është në terren për punët e tija dhe ai ka qenë atje. Unë nuk i kam dhëënë asnjëherë dorazi deputetit. Ai mund ti ketë marrë ndryshe.

Qalliu: Mund te kete qelluar ate dite me cunat e mi te terrenit dhe kane dale bashke. Une nuk i kam dhene kurre leje ne zyre qe ti me shperndaje ai.

Celibashi: A mund të ketë ndodhur që këta punonjësit tuaj të mos e kenë bërë detyrën dhe të mos ja kenë dhënë qytetarit, por t’ia kanë dhënë deputetit t’i shpërndarjë?

Qalliu: Jo, sepse stafi im ju ka marrë firmën qytetarëve. Deputeti është aktiv politiksh dhe mund të ketë qëlluar aty në të gjitha këto raste.

Zyrtari lokal pohoi se qytetarët nuk kanë më besim se mund t’i marrin lejet e legalizimeve, pasi ju janë zvarritur prej vitesh, ndaj nuk e quajti këtë një element më rëndësi politike.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se do ta marrë vendimin një ditë tjetër. Në rastin më të keq, drejtuesi i Kadastrës së Lushnjes rrezikon 500 mijë lekë të vjetër gjobë.

Ndërsa deputeti nuk preket, pasi ai sipas ligjit nuk ka kompentecë të prodhojë leje legalizimi, apo tituj të ngjashëm, ndaj përgjegjësia është e institucioneve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!