Deputeti i PS shkel rregullat parazgjedhore me lejet e legalizimit, Celibashi: Akt i shëmtuar

schedule10:29 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 10:29 - 30 Dhjetor, 2020

Anëtari i Komisionit Rregullator në KQZ, Muharrem Çakaj ka denoncuar gjatë mbledhjes së sotme shkeljen Aktit Normativ për veprimtaritë e ndaluara para zgjedhjeve.

Sipas tij, deputeti i PS-së Bujar Çela eka shkelur këtë akt duke shpërndarë leje legalizimi, gjë e cila sipas tij është tërësisht e ndaluar.

Çfarë pune ka deputeti me një dokument zyrtar të shtetit shqiptar? Dokumenti i legalizimit duhet të dërgohet me postë ose shpërndahet në sportel. Si përfundon ky dokument në duart e deputetit? Ky është një shpërdorim detyre“, u shpreh Çela.

Ndërkohë, në fjalën e tij, kreu i Komisionit Rregullator u shpreh se një veprim i tillë është i ndaluar dhe aspak moral.

Shpërndarja e lejeve të legalizimit nuk është çështje që i përket deputetit dhe asnjë funksionari tjetër. Është përgjegjësi e organeve të posaçme që merren me legalizimet. Çdo angazhim tjetër është i jashtëligjshëm. Duket diçka e shëmtuar. Nuk kanë asnjë meritë ata, është vetëm një marrëdhënie mes qytetarit dhe institucionit të ngarkuar me prodhimin e lejes“, u shpreh Celibashi. /abcnews.al