Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, ish-gjeneral i Ushtrisë është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Lajmi konfirmohet nga gazetari i ABC News, Ermal Vija.
Ai ka mbërritur në prokurori për të dhënë sqarime në lidhje me një kallëzim të bërë nga Artur Meçollari, ish-komandant i forcës detare që ka pretenduar për abuzime në lidhje me pronat e ushtrisë.
Bëhet me dije se po ashtu edhe Meçollari është paraqitur në SPAK.r.t/abcnews.al