Deputeti i PS, Adnor Shameti është shprehur se do të rrëzojnë dekretin që Meta firmosi mbrëmë për ligjin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ne do ta rrëzojmë dekretin që Meta firmosi mbrëmë për ligjin e Gjykatës Kushtetuese. Jua konfirmoj këte si relator u ligjit. Shpërndarja e Parlamentit? Do te ishte një dektet nul. Ultimatumet e Metës, si Kina kur i shpallte luftë Japonisë”, ka thënë deputeti në një prononcim për gazetaren e Abc News, Esiona Konomin.
Ndërkohë, deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti ka thënë për Abc News se pjesmarrja ishte e kënaqshme, por sipas tij nuk të çon askund.
“Pjesëmarrja ishte e kënaqshme. Por s’të con askund. Është një institucion kundër një tjetri. Shpërndarja e parlamentit? Meta do ta shtyjë. Sepse opozita nuk është gati per zgjedhje të parakohshme”, ka thënë ai.
Ndërsa për Korab Litën, Meta mund të vijë në Kuvend të mbajë fjalime sa herë të dojë, por vetëm kaq.
“Pjësëmarrës në protestë votuesit më të dëshpëruar që Rama nuk i qeveris, dhe opozita nuk i udheheq dot? Shpërndarja e Parlamentit brenda në sallë nga Meta? I mirëpritur te vijë te mbajë fjalime sa herë të dojë. Po vetëm kaq!”, ka thënë Lita, për Abc News.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, Presidenti Ilir Meta firmosi dekretin kundër ligjit që i hoqi presidentit kompetencën për betimin e gjyqtarëve të rinj kushtetues. Po ashtu Presidenti i la qeverisë afat për reflektim deri në 15 mars se nëse rivotojnë ligjin për betimin do të shkojë në Kuvend dhe të firmosë sipas tij shpërndarjen e Parlamentit. /abcnews.al