“Meta mik i Gruevskit”, Muca: E strehoi në Shqipëri kur kërkohej, SPAK duhet të hetojë

schedule23:48 - 9 Maj, 2024

schedule 23:48 - 9 Maj, 2024

Deputeti i PS Denis Deliu në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News foli për seacnën maratonë në Kuvend dhe interpelancën me ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja. Gjithashtu ai komentoi edhe akuzat që opozita ka hedhur ndaj mazhorancës lidhur me amnistinë penale.

Deliu shpjegoi se nga amnistia penale nuk përfitojnë zyrtarë të lartë.

“Amnistia penale është një nga veprat më të mira që Kuvendi miratoi. I shërben edhe lehtësim të peshës që burgjet mbanin, por edhe bashkimit me familjet. Ndërkohë opozita ka kritikuar ministrin e Drejtësisë sepse na ka akuzuar se mazhoranca bënë marrëveshje me një pjesë të opozitës, për të liruar zyrtarë të lartë. Por nga amnistia nuk kanë përfituar zyrtarë të lartë që kanë qenë dënuar nga GJKKO”, tha ai.

Nga ana e tij gazetari Flogert Muça u shpreh se sa i përket amnistisë Lulzim Basha bëri një autogol.

“Janë në fushatë të gjitha palët. Berisha i thotë Bashës je ushtari i Ramës. Basha thotë se janë trekëndëshi i Bermudes dhe Rama thotë se këto të gjithë janë të përçarë”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se opozita po përdor një retorikë boshe për të akuzuar mazhorancën.

“Opozita e Sali Berishës nuk ka dashur që ta votojë, por është ndjerë e detyruar. Kam raste specifike që ishin militantë të PD që prisnin të dilnin. Por ajo që bëri Basha ishte një autogol me amnistinë”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!