Deputeti i PDK-së thirrje Ramës: Vëlla Edi, hap qendra vaksinimi për kosovarët, shpëto jetë

schedule21:21 - 6 Prill, 2021

schedule 21:21 - 6 Prill, 2021

Ndryshe nga Albin Kurti, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti i ka bërë thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që të hapë qendra vaksinimi për kosovarët.

“Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë. Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish.

Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë. Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin” shkruan Haliti./ db/ Abcnews.al