Deputeti i PD: Ministri bleu xhupin 13 mijë euro në një dyqan në ish-Bllok

schedule15:33 - 20 Dhjetor, 2021

schedule 15:33 - 20 Dhjetor, 2021

Deputeti i PD Dashnor Sula nga foltorja e Kuvendit ka shigjetuar një ministër po pa përmendur emër.

Kjo është seanca e fundit të këtij sesioni dhe normalisht duhet bërë një bilanc se çfarë produkti kemi nxjerrë deri tani. Problem më i madh këtu është që nuk dëgjojnë për të kuptuar, por dëgjojnë për tu përgjigjur. Pavarësisht se ne do japim argumente për buxhetin që ju të kishit mundësi për të reflektuar, ju dëgjoni vetëm për tu përgjigjur. Ne në Shqipëri kemi dy kategori, një të pasur dhe një shumë të varfër. Do tu tregoj për paradën e rrobave që veshin ministrat në rrugët e Tiranës. Një ministër i kësaj qeverie që ka shkuar te dyqani në Bllok, kur e ka pyetur shitësin për një xhup I ka thënë kushton 5 mijë euro. Ministri e ka pyetur a ka xhup më të shtrenjtë. Pastaj ka blerë xhupin “Hermes” 13.200 euro. Ta kontrollojë qeveria kush del pasditeve me këtë xhup”, tha deputeti demokrat.

Duke folur për rritjen natyrore të popullsisë deputeti ka cituar të dhënat e INSTAT ai tha se në vitin 2020 rritja natyrore ka qenë vetëm 470 shtetas, krahasuar me mbi 10 mijë të gjashtë viteve më parë.

Sipas raportit të INSTAT gjatë këtyre 6 viteve nga Shqipëria kanë ikur 420 mijë persona dhe vetëm në 2020 kanë ikur mbi 23 mijë. Nga janari deri në korrik kanë aplikuar për azil 14 mijë persona. Bilanci është jashtëzakonisht negative duke pasur parayshs rrudhjen e popullsisë. Shqiptarët nuk po krijojnë familje sepse nuk kanë siguri. Nëse në vitin 2016 shtesa natyrale në Shqipëri ka qenë 10.345 banorë, në 2020 shtesa natyrale është 470 shtetas. Kjo është për të vënë kujën”, tha Sula.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!