Deputeti i PD kërkon një minutë heshtje në Kuvend për viktimat e Covidit

schedule11:39 - 16 Shtator, 2021

schedule 11:39 - 16 Shtator, 2021

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu kërkoi një minutë heshtje në Kuvend për viktimat e Covid. Teksa seanca është ndërprerë për të rinisur sërish në orën 13:00, deputeti demokrat kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të mbahej një minutë heshtje.

“Mbasi ndoqa kryeministrin, propozoj të mbajmë një minutë heshtje për të vdekurit nga COVID,” tha Shehu.

“Është një procedurë që është bërë, por patjetër. U prehshin në paqe!” tha Nikolla.

Seanca e sotme nisi në orën 10:00, ku në një fjalim të gjatë kryeministri Edi Rama prezantoi programin e qeverisë për mandatin e tretë. Seanca është ndërprerë për të rifilluar sërish. g.v/abcnews.al