Deputeti i CDU, Johann Wadephul, i cili është një nga mbështetësit më të fortë për perspektivën europiane të Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij, për shembjen e godinës shekullore. Në reagimin e tij në Twitter, Wadephul ka shtruar pyetjen, nëse kishin të drejtë shtetet që votuan kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.
“Si një mbështetës i fortë i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar më zhgënjeu dhe mërziti. A kishin të drejtë kundërshtarët e mi kur refuzuan hapjen e negociatave me Shqipërinë?”, shkruan ai në Twitter.
As a strong supporter of #Albania s #EU perspective the demolition of #NationslTheater w/ rush and violence left me disappointed and sad. Were all my opponents in several national parliaments right, when they refused their “yes” for starting negotiations? #democracy #CivilRights
— Johann Wadephul (@JoWadephul) May 18, 2020