“Deputetët të japin llogari për largimin”, Karabina: Në 18 dhjetor ishin dakord me platformën e Bashës

schedule13:35 - 13 Shtator, 2023

schedule 13:35 - 13 Shtator, 2023

Deputetët e opozitës mesditën e kësaj të mërkurë janë mbledhur në një tryezë të dytë të thirrur nga Gazmend Bardhi ku pjesë do të jetë edhe Sali Berisha.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina në një lidhje direkte për “Tirana Live” me gazetaren Elisa Gjerani ku shprehur se kryetari i PD-së Basha nuk do të jetë në këtë tryezë pasi parimet e tij janë në krah të partnerëve dhe jo anti amerikan.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se deputetët që marrin pjesë në atë tryezë kanë qenë në kuvendin e PS të 18 dhjetorit të 2021 dhe sipas saj ishin ato që ishin dakord për përjashtimin e Berishës nga partia dhe tashmë duket se janë lëkundur nga qëndrimi i tyre fillestar.

Partia Demokratike është në një rrugëtim pas zgjedhjes së kryetarit dhe me zgjedhjen e forumeve të reja është një alternativë për zgjedhjet e ardhshme dhe me ngjarjes që po ndodhin nuk e dimë se kur mund të jenë. Ne duam që të fitojmë besimin e qytetarëve. Jo pa qëllim thash se PD e ka në fokus dhe ne në dy vite kemi bërë dy kuvende me 18 dhjetorit dhe i 2 shtatorit dhe secili ka pas rezolutën e tij. Ai i 18 dhjetorit ka ndodhur në momentin për shkëputjen e PD me të shkuarën pas përjashtimit të Berishës me 9 shtator.

Me 18 dhjetor grupi i deputetëve ishte aty ndërsa sot këto deputet duhet që të shpjegojnë qëndrimin e tyre pse kanë ndryshuar. Kemi një grup deputetësh që kanë marrë pjesë në largimin e PD në ngjarjet e 8 janarit. Ky grupim e ka humbur kredibilitetin pasi ka pasur akuza të rënda dhe të ndërsjellja dhe tashmë që bëhet takimi akoma nuk ka një qartësi për qëllimin e këtij takimi. PD ecën në krahë të ndërkombëtarëve dhe tashmë nuk mundet që PD të mbyllet në një bunker. Ka dy rrugë nëse këto deputet i përkasin PD për të ecur krahë partnerëve dhe aleatëve apo kanë ndryshuar qëndrim dhe janë futur në qëndrimin anti amerikan”, ka thënë ajo.

Ajo ndër të tjera ka thënë se deputetët që janë të dyzuar duhet që tashmë ta bëjnë të qartë qëndrimin e tyre dhe misionin për të cilin janë zgjedhur nëse do i shërbejnë qytetarëve apo interesave të tyre vetjake.

“Ajo që unë dua është që deputetë të tillë pa qëndrim politik të mos ketë në kuvendin shqiptar. Ato duhet që të kenë një qëndrim de të japin para ndërkombëtarëve nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë ne atëherë mendojmë se kanë të bëjnë me interesa personale dhe nuk kanë në fokus zhvillimin e vendit dhe në shërbim të qytetarëve. PD ka si qëllim që të kthejë besimiun te qytetarët pasi me këtë sjellje nuk ka një rrugëtim të drejtë ka thënë ajo”, ka thënë Karabina./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!