Ligjvënësit rusë kanë paraqitur një projektligj në dhomën e ulët të parlamentit të vendit që ndalon birësimin e fëmijëve rusë nga qytetarët e “vendeve jomiqësore”.
“Dërgimi i fëmijëve tanë për t’u rritur në “vende jomiqësore” është një goditje për të ardhmen e kombit”, shkruan autorët e projektligjit.
Lista e vendeve jomiqësore të Rusisë u zgjerua pasi shumë vende vendosën sanksione në përgjigje të vendosjes së trupave ruse në Ukrainë në shkurt. Aktualisht përfshin Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe Japoninë dhe Korenë e Jugut.
Projektligji lejon që ndalimet e birësimit të hiqen në të ardhmen nëse një vend i caktuar ndalon kryerjen e “veprimeve jomiqësore” kundër Rusisë. /abcnews.al