Deputetët pro Berishës dalin krah banorëve të “5 Majit”, Noka: Basha palë me Ramën

schedule10:50 - 27 Janar, 2022

schedule 10:50 - 27 Janar, 2022

Deputetët e Komisionit të Rithemelimit i janë bashkuar protestës së banorëve të “5 Majit” të cilët janë mbledhur sot në një tubim para Kuvendit.

Flamur Noka, Albana Vokshi, Klevis Balliu dhe Belind Këlliçi, u shprehën se janë krah banorëve të “5 Majit” që ata të gjejnë zgjidhje për banesat e prishura pak ditë më parë.

Në këtë protestë fjalën e ka marrë edhe Flamur Noka i cili hodhi akuza ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha duke thënë se ai është bërë palë me Ramën dhe Erion Veliajn.

“I dëgjuat qytetarët, dhimbja e tyre është shumë e madhe, sot këta, këta janë njerëz janë nxjerrë në rrugë, nga qeveria e pashpirt, e Edi Ramës dhe vemjes së tij Erion Veliaj. Këta njerëz nuk duhet të shkelen me këmbë, duhet të trajtohen si qenie njerëzore të denja të këtij vendi, të trajtohen gjysmën e trajtimit që iu bë afganëve të Sorosit.  Ajo që është e rëndë, dhe që vetë banorët po ju bëjnë me dije ju, është fakti se në të gjitha këto projekte po del hapur në dritën e diellit, se ka një bashkëpunim mes Ramës, Veliajt dhe Lulzim Bravës. Ka pasur shumë pikëpyetje, me masakrën që po bëhet te 5 Maji apo në Laprakë është gjithçka evidente, prapa kësaj historie është Lul Brava me kapllanët apo alibeajt e tij, që përfitojnë nga këto projekte. Në do të jemi me çdo shqiptar që nuk pranon vjedhjen dhe dhunën, që nuk pranon pazarin Basha-Rama”, u shpreh Noka.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!