Deputetët maqedonas interpelancë për kryeparlamentarin Gashi/ Dauti: VMRO kundër të ardhmes së shqiptarëve

schedule16:45 - 3 Shtator, 2024

schedule 16:45 - 3 Shtator, 2024

Në agjendën e seancës parlamentare në Maqedoni të Veriut është interpelanca ndaj kryetarit të Parlamentit, Afrim Gashi. Kërkesa për interpelancë u bë nga grupi parlamentar e Majta, dhe sipas njoftimeve, partia opozitare Lidhja Social Demokrate (LSDM) e mbështet atë.

Në seancën e 3 shtatorit, interpelancën ndaj Gashit nuk do ta mbështesë VMRO-DPMNE-ja në pushtet dhe partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës.

Lidhur me këtë ka folur në “Ballkan Update”, deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti, e cila tha se VMRO vazhdon me programin kundër shqiptarëve.

Ajo theksoi se çështjen e interpelancës e sheh si një kërcënim për të thënë se kanë gjithçka në duar.

 “Kryeministri i vendit këtu vendosi të mos e marrë parasysh votën e qytetarëve këtu, por përcaktoj role sipas dëshirave të tij. Nuk është çështja kush do të jetë në pozitë dhe në opozitë, por çështja është se zakonisht se pushtetet e dhunshme krijojnë dhe mekanizmat e dhunshëm për ta mbajtur atë në mënyrë të padrejtë. Kjo po vërtetohet çdo ditë këtu në skenën politike në Maqedoninë e Veriut dhe ja sot jemi në situatën që kryetarit të kuvendit i është hapur një interpelancë nga një bashkëpunëtor i VMRO. Ata dinë të bëhen bashkë sa herë që duhet të shtypet dhe kërcënohet e ardhmja e shqiptarëve këtu.

Çështjen e interpelancës ndaj kryetarit unë e shoh si një kërcënim për të thënë se ne ju kemi në duar dhe mund të sillemi me ju si të duam. Kështu është kur pranon rolin e vasalit dhe atij që t’ju shërbejë politikave të Mitkovskit”.

Më tej, Dauti shtoi se: “Duke i pasur parasysh rrjedhën e ngjarjeve, po VMRO dhe këta të tjerët mbajnë shpresë që do të arrijnë të bëjnë një marrëveshje tjetër me BE që ne na duket e pamundur, atëherë ne jemi të shqetësuar për rrugën në Bashkimin Europian”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!