PD nuk bllokoi dot seancen/ Deputetët e përjashtuar tentuan të hyjnë me forcë në sallë

schedule10:24 - 31 Tetor, 2024

schedule 10:24 - 31 Tetor, 2024

TIRANË– Pas vendimit  te marre në selinë e tyre  të enjten   deputetët e  opozitës  erdhën bashkë në parlament.

Të përjashtuarit   për shkak të akteve të dhunës tentuan të hynë me forcë në sallën e seancës plenare, por u penguan nga garda në hyrje të saj.

Të tjerët pasi kaluan kordonin e efektivëve  qendruan në këmbë para foltores në kuvend.

Protesta  e tyre   nuk zgjati shumë. Me karriget me vete dolën jashtë.

Strategjia  me djegje karrigesh e herës së shkuar u  ndryshua në ulje këmbëkryeq pas tyre. Mesazhet  i dhanë me zë dhe figurë.

Ndërkohë në sallë Enkelejd Alibeaj  I partisë “djathtas “  kërkonte  heqjen e masës disiplinore  për  demokratët e Sali Berishës.

Ky aksion I opozitës nuk ndaloi mazhorancën të kalonte në parlament  projektligjet e planifikuara në rendin e ditës ku mes të tjerësh   rrëzoi dekretin e  Presidentin që ktheu në kuvend  ligjin per inspektimin  dhe  zgjati  afatin e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi, chek up dhe sterilizimin deri me 14 nëntor.

Në këtë seancë   u betuan dhe dy deputetët e rinj të Kuvendit  Andrea Mano  dhe  Erjon Meka  që  zëvendësojnë  përkatësisht demokratin Ervin Salianji dhe socialistin Jurgis Çyrbja, të dy në burg./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!