Deputetët e opozitës të Komisionit të Edukimit zhvilluan një tryeze diskutimi me Sindikatat e Arsimit, ku pika kryesore ishte çështja e Kontratës Kolektive. Sipas deputetes së PD, Albana Vokshi, arsimi ndodhet sot në ditët e tij më të zeza, pasi janë miratuar ligje nga Ministria e Arsimit në dëm të mësuesve.
Edhe anëtarë të Sindikatës theksuan se, problem mbetet heqja e kontrates për mësuesit, duke i lënë këta të fundit të pa mbrojtur përballë padrejtësive në procesin e punës. Gjithashtu PD-ja kundërshton edhe rritjen e mesatares për praninim në universitete të studenteve kryesisht për fakultetet e mësuesisë. /abcnews.al