Deputetët e PD sulmojnë policinë/ Meçe: Nuk kemi një opozitë, por sekt që lufton për të shpëtuar Berishën

schedule18:32 - 17 Tetor, 2024

schedule 18:32 - 17 Tetor, 2024

Analisti Arben Meçe thotë se deputetët e Partisë Demokratike, nuk përfaqësojnë më opozitën, teksa iu referua sulmeve që këta të fundit kryen këtë të enjte ndaj policisë jashtë ambienteve të Kuvendit.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Meçe u shpreh kemi të bëjmë me një sekt që lufton për të mbrojtur ish kryeministrin Sali Berisha.

Meçe shtoi se Berisha është në rënie dhe se ka pikëpyetje nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Reagimi i Baçit dhe i gjithë enturazhit mediatik të PD, lidhet me suksesin përfiundimtar të lëvizjes. Është me improvizimin e incidenteve që amplifikohen si indicente. Ta zëmë se ishte armë, por nuk ishte armë, unë i qëndroj aksionit politik. Tani kemi, po ballafaqohemi me të njëjtin skenar, sot ka qenë protesta e 28 para Bashkisë së Tiranës. Çfarë rezultati është arritur? Për sa kohë që të gjitha këto aksione kanë përfunduar me bisht ndër shalë, pse i bën? Çdo ditë e më tepër, po e shvenit këtë aksion opozitar, është opozitë që ka humbur edhe qytetarinë. Ju patë, një njeri që ulërinte si ujk. Deputeti ka një profil qytetar i cili rrezaton për të cilin është mandatuar. I shohim, qytetari nuk ka, alternativë nuk ka. Vijmë te ngjarja. Debati i madh është, me ligj nuk lejohet që kjo trupë, nuk është e pajisur me armë, nuk kanë armë këta. Nuk më rezultonte që dikush nxorri armë. Kjo trupë e ka spray me vete. Me dhjetëra raste, ky aksesor është përdorur.

A është kjo opozita shqiptare? Kjo tipologji aksioni është qesharake, imazhi ka rënë, a ka opozitë Shqipëria përfundimisht? Apo kemi një sekt, të prodhojë konflikt që të shpëtojë liderin e vet. Statusi i Berishës është në rënie. Berisha nuk ka më të ardhme në drejtimin politik. Në këtë situatë u ndodhet PD e Berishës, në 2025 është në pikëpyetje, do jetë kjo parti në zgjedhje apo jo. E gjithë lufta e opozitës, dua ta quaj sektin berishian. Nuk është kjo opozita shqiptare. Në Shqipëri ka sekt që po lufton për interesa të ngushta. Nuk duhet të merremi më me Berishën, janë qesharake”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!