Deputetët e “Foltores” e bllokuan/ Këtë javë nuk do të ketë seancë plenare

schedule12:46 - 19 Tetor, 2023

schedule 12:46 - 19 Tetor, 2023

Deputetët e “Foltores” prej mëngjesit të sotëm u futën në sallën e Kuvendit duke bllokuar e atë dhe shkaktuar kaos.

Në kushte të tilla, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj u detyrua të shtynte seancën.

Edhe pas vendimit për shtyerjen e seancës, deputetët e “Foltores” vazhdojë të qëndrojnë në sallën me drita fikur.

Mësohet se për këtë javë nuk do të ketë seancë plenare, ndërsa komisioni i Etikës është mbledhur për të marrë masa disiplinore për 26 deputetë të grupit të Bardhit dhe Berishës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!