Analisti Frrok Çupi këtë të hënë i ftuar në “Tirana Live” me gazetaren Elisa Gjerani ka komentuar situatën e fundit në Partinë Demokratike ku disa deputetë të grupimit të Alibeajt tashmë duket se do të përkrahin kandidatët e Berishës në zgjedhjet vendore.
Çupi është shprehur se një lëvizje e tillë është e pritshme nga këto deputet, pasi ato nuk kanë kontribut në këtë parti dhe sipas tij ato janë thjesht mbetje të kundërshtarëve të krahut të djathtë që kanë qëllim përfitimin.
“Ka dy tre arsye se pse ndodh kjo dhe do të ndodhë, por jo është se të gjithë janë marrës dhe nuk e dinë se pse janë aty. Aty një pjesë e mirë kanë qenë që në kohën e Nanos, që ai nuk i pranoi dhe shkuan në PD- ato, nuk kanë kontribute, por janë një lloj servilizmi. Ajo parti është ndërtuar nga mbetjet e komunizmit me kundërshtarët, ai e ka cilësuar komunizmin si kundërshtar, por që me vete në parti ka anëtarë dhe spiunë të komunizmit.
PD-ja është formuar nga ateistë, jo besimtarë të së djathtës, por janë mbledhur gjëra pa ide, njerëzit aty nuk janë politikisht se do jemi në atë parti, por se ndodhen aty të marrin ndonjë gjë, ndryshe do ikin”, ka thënë ai. /abcnews.al