Deputetët britanikë nuk kursejnë fyerjet në parlament

schedule18:25 - 3 Nëntor, 2019

schedule 18:25 - 3 Nëntor, 2019

Brexit ka shkaktuar dhe kaos në parlamentin britanik ndërkohë që Britania e Madhe dhe BE nuk kanë arritur akoma një marrëveshje për daljen nga Unioni. Kjo situatë ka shkaktuar tension në politikën britanike ndërkohë që kryeministri Johsnon refuzoi të bëjë marrëveshje me liderin e partisë së Brexit, Nigel Farage.

Tensionet në parlamentin britanik arritën kulmin në një debat ku deputetët nuk i kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit, ndërsa të tjerë u shtrinë në sallë. Kryetari i parlamentit, John Bercoë është detyruar që të ngrejë zërin që të mbajë qetësi gjatë seancës.

Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian ende nuk kanë arritur një marrëveshje për Brexit. Kjo situatë ka tensionuar dhe palët politike në Britani të cilët kërkojnë nga kryeministri, Boris Johnson, të mbajë premtimin që bëri kur mori këtë post.

Ndërkohë, Nigel Farage tha se nuk do të jetë kandidat për në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit. Farage I tha BBC-së se kishte vendosur se mund të shërbente më mirë duke mbështetur 600 kandidatët e partisë së tij në të gjithë Britaninë e Madhe.

Farage kritikoi marrëveshjen për Brexit të arritur nga kryeministri Boris Johson, duke thënë se ishte më keq sesa të ishin në BE.

Ndërkohë, kryeministri Johnson, ka refuzuar propozimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump se duhet të bashkëpunojë me partinë e Brexit-it të Nigel Farange në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Johnson theksoi se është “mirënjohës për këshillën”, por se nuk dëshiron të bëjë pakte parazgjedhore.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ditë më parë kishte thënë se Farage dhe Johnson do të ishin “një forcë e pandalshme”.

Në anën tjetër, Farage kishte kërkuar nga kryeministri Johnson që të tërhiqet nga marrëveshja për Brexit-in dhe të bashkohen në një aleancë të përbashkët të largimit.

Mbretëria e Bashkuar do të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor, pas shtyrjes edhe një herë të afatit për largim nga Bashkimi Evropian deri më 31 janar 2020.

Johnson shpreson se do të fitojë shumicën e ulëseve, në mënyrë që të miratojë në Parlament marrëveshjen e arritur me BE-në, ndërkohë që Jeremy Corbyn i Partisë Laburiste ka premtuar se do të organizojë referendum të ri, nëse fiton pozitën e kryeministrit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë në ditën e shpalljes së zgjedhjeve se publiku duhet “të zgjedhë” për të ardhmen e Brexitit, por edhe të gjithë shtetit. Ndërkaq, lideri i laburistëve në Britani, Jeremy Corbyn është zotuar për të “transformuar” Britaninë teksa ka nisur fushatën zgjedhore.

Vendimi për largim të Britanisë nga blloku evropian ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!