Depresioni te kafshët shtëpiake, mësoni shenjat e para: Nga refuzimi i ushqimit te fshehja nëpër dollape

schedule11:24 - 17 Mars, 2023

schedule 11:24 - 17 Mars, 2023

Ashtu si njerëzit, edhe kafshët kanë depresion, veçanërisht ato shtëpiaket. E ftuar në “ABC e Mëngjesit’, menaxherja e Spitalit Veterinar, Ornela Mebelli, ka treguar se qentë e ndjejnë më së shumti krahasur me macet, pasi këto të fundit i kamuflojnë.

“Qentë që kanë jetuar më përpara me pronar, ose mund t’i ketë ndërruar jetë, ose ka ndërruar komplet pronar, normalisht e ndjejnë, kanë shenje evidente, kurse macet normalisht kanë shenja depresioni, pak a shumë nuk dallohen, sepse janë më të mira në kamuflimin e kësaj si situatë”, u shpreh ajo.

Më tej, Mebelli ka zbuluar edhe disa shenja si ta dalloni, që kafsha juaj është në një gjendje depresioni.

“Gjëja e parë që fillon me kafshët është që ulin aktivitetin e tyre gjithmonë e më pak, dmth ulin aktivitetin e tyre ditor normal, fizik. Në qoftë se luante, vraponte, shëtiste, tashmë këto nuk i bën më. Tenton t’i bëj gjithmonë e më pak ose mos t’i bëj fare. Gjithashtu, tenton të fshihet brenda dollapeve, poshtë tavolinave, kërkon të rri gjatë gjithë kohës aty, duke refuzuar edhe të hajë. Sjellja dmth, të gjithë pronarët e kuptojnë direkt që ka një ndryshim sjelljeje macja ose qeni. Nuk duan të kryejnë më të njëjtin aktivitet, që të luajnë, të dalin, dmth e kupton direkt”, tha menaxherja./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!