Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Depresioni i janarit/ Psikologët: Mungesa e humorit dhe energjisë është normale, ja si ta përballoni

schedule16:31 - 11 Janar, 2026

schedule 16:31 - 11 Janar, 2026

Mungesë humori, entuziazmi,  trishtim pa arsye,  vështirësi në përqendrim, demotivim.  Gjendje  të tilla shoqërojnë shumë persona pas festave të fundvitit.  Muaji I parë I vitit iu duket më i gjati  dhe më i pasigurti.  Sipas psikologëve kjo vjen për disa arsye.

“Duhet të kuptojmë  se festat vijnë me vezullimin e tyre, me dritat, me ngjyrat,  me gjërat e bukura, me dhuratat dhe të gjitha këto e ngrenë motivimin e individit dhe e bëjnë individin më eforik, pozitiv. Në momentin që fillon janari dhe të gjitha këto fillojnë dhe bien  padyshim që shkundemi dhe financiarisht  nga  dhjetori dhe fundviti dhe ndjejmë një formë demotivimi që shpesh në terminologjinë e zakonshme si depresion I janarit.”

Shpesh objektivat shumë më të larta  se  ajo që mund të  realizojmë sipas psikologëve janë arsye për demotivim.



“Ky vrull i madh që duam të nisim vitin dhe ndonjëherë përplasemi me realitete që nuk I kemi menduar, ne e fillojmë me vrull të madhe dhe pastaj themi prit se nuk qenka dhe aq kollaj për ti bërë këto gjëra, shpesh  na kthen në gjendjen e demotivimit.”

Psikologët thonë se kjo është një gjendje  kalimtare  dhe  këshillojnë.

“Ti marrim gjërat më me pozitivitet, të mos vendosim standarde shumë të larta për veten.  Shtri këmbët sa ke jorganin,  është një shprehje që është tipike për fillimin e vitit.  Ndërkohë vijoni aktivitetin social dhe mos u mbyllni  në veten tuaj.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!