Depresioni fshihet prej turpit/ Ka më shumë gra sesa burra, mjekët: Pandemia la pasoja

schedule18:34 - 7 Korrik, 2023

schedule 18:34 - 7 Korrik, 2023

Turpi nga paragjykimi mban larg spitalit shumë prej personave  që përjetojnë çrregullime të shëndetit mendor. Depresioni real në popullatë sipas  specialistëve të shëndetit publik është të paktën pesë herë më i lartë se ai i diagnostikuar. Problemi duket se  është më i përhapur tek gratë megjithëse më pak i raportuar se tek burrat.

“2,1% e femrave dhe 4,2% e meshkujve të moshës 15-59 vjeç në totalin e popullsisë së vendit, raportuan se janë diagnostikuar me depresion nga mjeku.
Depresioni i vetë-raportuar është shumë më i lartë. 69% e grave dhe 57% e burrave kishin përjetuar njëfarë depresioni për të paktën disa kohë gjatë 2 javëve përpara
anketës,” tha Specialisti i Institutit të Shëndetit Publik, Albin Ylli.

Ankthi dhe depresioni janë çrregullimet  më të zakonshme  të shëndetit mendor, por nuk mungojnë dhe  të prekurit nga psikoza të cilat kanë nevojë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

“40 mijë raste janë regjistruar pranë mjekut të familjes.  4 mijë persona janë të shtruar në spitalet në Shqipëri.  Më pak shkojnë për ankth dhe depresion dhe më tepër psikoza të tjera, skizofrenia më e shpeshta” shtoi specialisti.

Pas tre viteve të pandemisë se Covid  specialistët e shëndetit publik thonë se njerëzit vazhdojnë të vuajnë ende  çregullime të shkaktuara prej saj.  Humbjet e jetës, izolimi dhe pasiguritë  çunan në shëndet më të dobët mendor.

Tabela

DEPRESIONI TEK MOSHAT NGA 15-59 VJEÇ

Diagnostikuar nga mjeku

2.1%  e femrave

4.2%  e meshkujve 

Raportuan se kanë përjetuar depresion

69%  e femrave  

57%  e meshkujve    /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!