Depozitat e pusit të naftës në Ballsh shpërthyen në flakë, punëtori vdes në spital pas 27 ditësh

schedule18:07 - 30 Maj, 2021

schedule 18:07 - 30 Maj, 2021

Ndërron jetë pas 27 ditësh Viktor Ballaj. 51-vjeçari punëtor i kompanisë private të naftës në Ballsh nuk u mbijetoi dot plagëve të marra nga djegia që ju shkaktua nga shpërthimi i një tubacioni në dekantimin e naftës. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 3 majit 2021, raporton gazetarja e ABC në Fier, Valbona Davidhi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Qafa e Kashit ku operon një firmë private nafte. Nga shpërthimi, Ballaj, i cili ishte i vetëm në atë moment pësoi djegie të shumta dhe nga Fieri u dërgua për mjekim të specializuar në Tiranë, por nuk arriti që të mbijetonte.

Pas incidentit u arrestua shefi teknik  Erion Alushaj i cili pas 3 ditësh, 7 mars u lirua nga gjykata duke u lënë në detyrim paraqitje. 40-vjeçari  u  akuzua  për shkelje të rregullave të mbrojtjes në pune pasi nuk kishte marrë  masa për sigurinë teknike./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!