Depozita hidrogjeni në Bulqizë, “New Scientist”: Gazi i hidrogjenit përdoret si lëndë djegëse e pastër

schedule15:24 - 9 Shkurt, 2024

schedule 15:24 - 9 Shkurt, 2024

Në Bulqizë është zbuluar një depozitë e madhe hidrogjeni në thellësi të një miniere. Kjo është bërë e ditur në revistën “NeW Scientist” e cila  konfirmon se gazi natyror mund të përdoret si lëndë djegëse e pastër. Bazuar në  vlerësimin paraprak gjeologët vlerësojnë se ky rezervuar përmban të paktën 5000 deri në 50.000 ton hidrogjen.

Gjeologët kanë identifikuar një depozitë të madhe hidrogjeni në një minierë në Bulqizë. “New Scientist” një nga revistat më të njohura për shkencën dhe teknologjinë me bazë në Londër thekson se kjo depozitë është zbuluar pas kërkimeve në shumë vende për këtë gaz natyror që mund të përdoret si lëndë djegëse e pastër. Bazuar në vlerësimin paraprak gjeologët mendojnë se ky rezervuar përmban të paktën 5000 deri në 50.000 ton hidrogjen.

Në minierën shqiptare thuhet në artikull është matur fluksi i cili ka rezultuar më i madh i gazit natyror të hidrogjenit i regjistruar ndonjëherë. Shumë kompani ndërkombëtare aktualisht kanë nisur të bëjnë kërkime për depozita të hidrogjenit natyror në të gjithë botën si një burim karburanti të pastër, por provat për akumulimet e mëdha të këtij hidrogjeni janë të pakta.

Në kërkim të provave më thelbësore, grupi i gjeologëve ka bërë studime edhe në minierën e kromit të Bulqizës në Shqipëri, ku gazi i hidrogjenit që del nga shkëmbinjtë ka shkaktuar disa shpërthime.

Studiuesit zbuluan se gazi ishte më shumë se 80 % hidrogjen, me metan dhe një sasi të vogël azoti të përzier brenda. Ai rridhte me një shpejtësi prej 11 tonësh në vit, pothuajse një renditje magnitudë më e madhe se çdo rrjedhje tjetër e gazit të hidrogjenit të matur nga burime në një pikë diku tjetër në sipërfaqen e Tokës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!