Tottenham ka shfaqur interes për shërbimet e Memphis Depayt, me këtë të fundit që nuk e ka të ardhmen e sigurt në “Camp Nou”, pasi rinovimi i kontratës me Ousman Dembele, firmosja me Raphinha dhe Robert Lewandowskin mund të minimizojnë minutat e holandezit.
Duke parë një situatë të tillë “Spursat” të udhëhequr nga Antonio Conte kërkojnë shërbimet e lojtarit të Barçës.
Sipas “Sport”, klubi anglez ia ka bërë me dije përfaqësuesve të lojtarit se janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë prej 17 milionë eurosh.
Në anën tjetër, Barcelona thuhet se kërkon së paku 20 milionë euro për shitjen e 28-vjeçarit. Ish-sulmuesi i Lyonit me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Kjo nënkupton se Barça duhet ta shesë lojtarin në afatin kalimtar të verës, për të mos e humbur me parametra zero në vitin e ardhshëm. /f.a/abcnews.al