Memphis Depay mbërriti në Barcelonë verën e kaluar si një yll i madh në sulm, teksa skuadra drejtohet nga Ronald Koeman. Me largimin e teknikut holandez dhe me ardhjen e Xavi-t, sulmuesi po kalon probleme të ndryshme fizike, duke bërë që ndërkombëtari me Holandën të mendojë për ndryshimin e destinacionit në verë.
Kjo menjëherë ka zgjuar interesimin e Milanit, i cili vazhdon të jetë i interesuar për një sulmues vendimtar. Maldini dhe Massara i kanë idetë e qartë për hapat që do të marrin në vazhdim, pasi ish-lojtari i Lyon ka qenë në axhendën e klubit preh kohësh.
Mësohet se “kuqezinjtë” do të ofrojnë ofertën e parë në javët në vijim, dhe nuk pritet të shpenzojnë më shumë se 15 milion euro, një shumë që ka gjasa ta bindë klubin katalanas. /abcnews.al