Depay në Barcelonë: Erdha për të fituar trofe, Koeman këmbënguli për mua

schedule15:38 - 19 Korrik, 2021

schedule 15:38 - 19 Korrik, 2021

Memphis Depay, një nga afrimet më të bujshme të Barcelonës në këtë verë ndodhet në “Camp Nou” dhe është prezantuar në zyrat e klubit, ku edhe do firmosë kontratën. Gjatë qëndrimit të tij në ambientet e klubit, sulmuesi tha fjalët e para si lojtar i Barcelonës.

“Është ditë e veçantë jam shumë i emocionuar që vij këtu. Shpresoj të fitoj shumë tituj, kjo është arsyeja përse kam ardhur këtu. Është një klub me histori të madhe, mezi pres t’i takoj të gjithë kolegët dhe stafin. Mbarova pushimet dhe tani është koha të rifokusohem.

Do mundohem të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur. Më pëlqen të luaj futboll sulmues dhe të krijoj raste, gola e asiste. Stili i Barcelonës ëhstë perfekt për mua. Kam bërë përparime të mëdha dhe kam qenë i rëndësishëm për ekipin dhe kombëtaren.

Koeman më dha mbështetje dhe këmbënguli që unë të vij këtu, në klubin më të mirë në botë. Jam shumë i lumtur që Koeman është këtu dhe jam gati të luftoj për të”, u shpreh Depay. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!