Departamenti i obstetri-gjinekologjisë Hygeia, gjithçka për shëndetin e gruas me shërbim 24 orë në 24

schedule15:49 - 30 Tetor, 2019

schedule 15:49 - 30 Tetor, 2019

Spitali Hygeia me Departamentin e Obstetri-Gjinekologjisë ofron shërbim 24 orë në 24 për shëndetin e gruas. Në këtë departament ofrohen shërbime mjekësore gjinekologjike dhe obstetrikale, me një staf mjekësor vendas dhe të huaj, të cilët kryejnë ekzaminime dhe ndërhyrje kirurgjikale me metodat më bashkëkohore.

Departamenti i Obstetri-Gjinekologjisë Hygeia është një departament ku ofrohet gjithçka në çdo orë të ditës dhe natës për shëndetin e gruas, në të gjitha etapat e jetës së saj.

Në këtë departament ofrohet e gjithë gama e shërbimeve mjekësore gjinekologjike dhe obstetrikale,ndërsa në përbërje të stafit mjekësor ka edhe mjekë të huaj, eminenca të fushës.

Kirurgët gjinekologë të këtij departamenti janë të specializuar në aplikimin e teknikave kirurgjikale mini-invazive laparoskopike dhe jo vetëm, duke i aplikuar këto teknika në pjesën më të madhe të ndërhyrjeve kirurgjikale, teknika të cilat ju ofrojnë pacienteve mundësi rikuperimi më të shpejta dhe më pak dhimbje apo shenja.

Ҫdo femër, të paktën një herë në vit, duhet të kryejë nje kontroll rutinë te mjeku specialist gjinekolog, kjo për të identifikuar në kohë çdo lloj problemi mjekësor që ka të bëjë me shëndetin e saj gjinekologjik shprehet mjekja gjinekologe, Ermira Kasa./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!