Stabilizimi i situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19 po rikthen në normalitet edhe shërbimet sa i përket sëmundjeve të klasifikuara si jo emergjente në Spitalin Amerikan 2. Dr. Elton Peçi, shef i Departamentit të Mjekësisë Riprodhuese dhe Fertilizimit in Vitro pranë këtij spitali tregon se si po funksionon ky departament gjatë kësaj periudhe
“Principi bazë i këtij aktiviteti në këto kushte të reja është mbrojtja e personelit shëndetësor dhe pacientëve nga infeksioni i COVID-it. Kështu, çdo pacient kalon përmes një sistemi triazhi”, shprehet ai.
Doktor Peçi flet dhe për fluksin e pacientëve në këtë department, si dhe për ndikimet që mund të ketë Covid-19 mbi riprodhimin human.
“Është parë që gratë shtatëzëna kanë një intensitet më të ulët prekshmërie. Megjithatë, ashtu si çdolloj infeksioni në tremujorin e tretë të shtatëzanisë mund të predispozojë për lindje të parakohshme”, vijon ai.
Edhe kryeembriologu i “Spitalit Amerikan 2”, Besfort Ferhati shprehet se laboratori i qendrës së fertilizimit in vitro përballon çdo fluks për t’ju shërbyer pacientëve me standardet më bashkëkohore.
“Në klinikën tonë procesi është tërësisht i personalizuar, pasi jo të gjitha vezët mund të maturohen në të njëjtën kohë”, shprehet ai.
Por a ka patur ndonjë ndikim pandemia në funksionimin e këtij laboratori? Këtë e shpjegon embriologu Erald Mançellari
“Kjo pandemi nuk ka ndikuar aspak tek ne pasi laboratori ruhet në mënyrë hermetike kundrejt çdo kontaminimi”, shprehet ai. /abcnews.al