Departamenti i Arbitrimit në FSHF ka zhvilluar seminarin e radhës dy-ditor në “Shtëpinë e Futbollit” me arbitret dhe asistentet e futbollit shqiptar. Seminari përfshin testet fizike dhe teorike të vlefshme për të vlerësuar përgatitjen e vajzave. Pjesëmarrëse në këtë seminar ishin 24 arbitre dhe asistente vajza të të gjitha kategorive.
Gjatë ditës së parë të seminarit u zhvilluan testet fizike në fushë, ku vajzat performuan shumë mirë, ndërsa ditën e dytë u zhvillua testi teorik dhe diskutimi i rasteve teknike që mund të përmbajë një ndeshje futbolli.
Sezoni i ri i kampionatit të vajzave 2024 – 2025 do të ngrejë siparin më 28 shtator. /FSHF