Hakerat kinezë të mbështetur nga Pekini zyrtar ia dolën të thyejnë sigurinë komjuterike të Departamentit të Thesarit të SHBA-së gjatë dhjetorit.
Hakerët komprometuan ofruesin e shërbimit të sigurisë kibernetike të palëve të treta BeyondTrust dhe ishin në gjendje të aksesonin dokumente të paklasifikuara.
Sipas një letre qëe departamenti u dërgoi ligjvënësve, hakerat fituan akses në një çelës të përdorur për të siguruar një shërbim që ofronte mbështetje teknike nga distanca për përdoruesit e Zyrave të Departamentit të Thesarit.
Me akses në çelësin e vjedhur, hakerat ishin në gjendje të anashkalonin sigurinë e shërbimit, të aksesonin nga distanca disa stacione pune të përdoruesve të faqeve të Thesarit dhe kishin akses në disa dokumente të paklasifikuara të mbajtura nga këta përdorues.
Departamenti i Thesarit tha se ishte paralajmëruar për shkeljen nga BeyondTrust më 8 dhjetor dhe se po punonte me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës së SHBA dhe FBI-në për të vlerësuar ndikimin e hakimit.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës tha se Pekini i ka kundërshtuar gjithmonë të gjitha format e sulmeve të hakërreve.
Një zëdhënës i Ambasadës Kineze në Uashington hodhi poshtë çdo përgjegjësi për hakimin, duke thënë se Pekini “kundërshton me vendosmëri sulmet shpifëse të SHBA-së kundër Kinës pa ndonjë bazë faktike”.
Një zëdhënës i BeyondTrust i tha Reuters se kompania “më parë kishte identifikuar dhe marrë masa për të adresuar një incident sigurie në fillim të dhjetorit 2024” që përfshin produktin e saj të shqrbimeve në distancë.
BeyondTrust “njoftoi numrin e kufizuar të klientëve që ishin të përfshirë” dhe zbatimi i ligjit u njoftua gjithashtu./abcnews.al