Departamenti amerikan i Shtetit konfirmon vdekjen e zyrtarit të parë nga koronavirusi

schedule20:21 - 31 Mars, 2020

schedule 20:21 - 31 Mars, 2020

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar vdekjen e zyrtarit të parë nga koronavirusi. Lajmin e ka konfirmuar Sekretari i Shtetit Mike Pompeo gjatë një konference për shtyp.

Pompeo u shpreh:

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka ndërruar jetë si rezultat i këtij virusi [korona].  Kemi gjithashtu anëtarë të tjerë të ekipit që janë sëmurur me COVID-19. Mendoj se jemi tani deri në katër ose pesë duzinë njerëzish që kanë rezultuar pozitivë brenda Departamentit të Shtetit, që përfshin stafin tonë të punësuar në vend, ekipin e plotë të Departamentit të Shtetit.”

Pomepo nuk dha detaje të më tejshme sa i përket zyrtarit që ka ndërruar jetë.

Nga ana tjetër, Pentagoni konfirmoi të hënën se një anëtar i shërbimit amerikan që rezultoi  pozitiv për koronavirus ka humbur jetën.