Departamenti Amerikan i Shtetit “i zhgënjyer” me Beogradin

schedule12:53 - 17 Nëntor, 2017

schedule 12:53 - 17 Nëntor, 2017

Në një deklaratë për media, Departamenti Amerikan i Shtetit u shpeh i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës për ata që dogjën ambasadën amerikane në Beograd në vitin 2008. Incidenti ndodhi pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sipas deklaratës së DASH, asnjë nga të akuzuarit nuk është dënuar me burg pavarësisht se një person humbi jetën dhe dëmi material ishte shumë i madh.

Departamenti amerikan i shtetit thekson se është e rëndësishme që të dalin para drejtësisë jo vetëm ata që morën pjesë në sulm por dhe ata që ishin në pushtet dhe urdhëruan largimin e policisë nga pikat e kontrollit pranë ambasadës.

Në deklaratën e transmetuar nga VOA shkruhet se Departamenti amerikan i shtetit po pret procesin gjyqësor ndaj pesë agjentëve të policisë. Ambasada amerikane ka punuar së bashku me autoritetet serbe për hetimet dhe do të vijojë të bashkëpunojë me qeverinë serbe dhe policinë për këtë cështje, thuhet më tej.

Gjykata e lartë në Beograd të martën vendosi të pezullojë dënimet prej pesë dhe gjashtë muajsh për katër personat që hodhën gurë ndaj ambasadës amerikane në Beograd në vitin 2008, si dhe la të lirë ter të tjerë për mungesë provash./abcnews.al