Departamenti Amerikan i Drejtësisë sekuestron 3.6 mld dollarë bitcoin, në pranga një çift

schedule23:34 - 8 Shkurt, 2022

schedule 23:34 - 8 Shkurt, 2022

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka sekuestruar 120 000 bitcoin me vlerë më shumë se 3.6 miliardë dollarë.

Mësohet se kjo sasi është pjesë e 120.000 bitcoin-ëve të vjedhura në gusht 2016 gjatë një depërtimi të hakerëve në platformën e tregtimit të kriptovalutave Bitfinex në Hong Kong.

Po ashtu, autoritetet amerikane kanë konfirmuar arrestimin e dy personave, një çifti që dyshohen për tentativë për pastrim parash. Të arrestuar janë Ilya Lic htenstein, 34-vjeç, dhe gruaja e tij, Heather Morgan, 31-vjeçare. Kjo pasi fondet e vjedhura përfunduan në një portofol digjital që i përkiste burrit 34 vjeçar.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të dyshuarit dyshohet se kanë komplotuar për të pastruar rreth 120,000 bitcoin të vjedhura nga platforma e Bitfinex në vitin 2016, pasi një haker ka shkelur sistemet e bursës dhe ka iniciuar më shumë se 2,000 transaksione të paautorizuara.

Ndërkohë, sipas medieve të huaja hetuesit monitoruan transaksionet në të cilat të dyshuarit u përpoqën të mbulonin gjurmët e parave dhe shuma e sekuestruar përfaqëson 94.000 bitcoin ose gati 80 për qind të shumës së vjedhur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!