Denoncon vjehrri në Belsh: Nusja e djalit iku nga shtëpia dhe la fëmijën

schedule10:14 - 30 Maj, 2022

schedule 10:14 - 30 Maj, 2022

Një 66-vjeçar në Belsh ka denoncuar në polici zhdukjen e nuses së djalit të tij. Sipas uniformave blu,  N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi ka deklaruar se para 20 ditësh është larguar nga banesa nusja e djalit 21 vjeçe dhe nuk është kthyer. E reja ka braktisur edhe fëmijën e saj të mitur.

“Në Komisariatin e Policisë Cërrik ka berë kallëzim shtetasi N. U., 66 vjeç, banues në fshatin Shkëndi, Belsh, se është larguar nga banesa, para 20 ditësh, nusja e djalit të tij, shtetasja S. Sh., 21 vjeçe, duke braktisur fëmijën e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!