Denoncoi ish-bashkëshorten, Prokuroria nis hetimet për dhunën ndaj Princ Lekës

schedule09:53 - 7 Mars, 2024

schedule 09:53 - 7 Mars, 2024

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunë në familje pas kallëzimit të Princ Lekës. Sherri u bë publik në media të mërkurën, ndërsa në rrjete sociale qarkulluan videot ku shfaqej dhuna. Ishte pikërisht Leka Zogu ai që bëri dy ditë më parë denoncim në polici, ku pretendonte se ishte dhunuar me sende të forta dhe shkelma nga ish-vjehrri, konflikt që më pas ishte përfshirë dhe Elia Zaharia. Po ashtu prokuroria sqaron se ka nisur dhe verifikimin për publikimin e videos që bëri xhiron e rrjetit.

Pamjet dyshohet se janë shpërndarë nga vetë Princi pasi zarfi ku është administruar prova në Prokurorinë e Tiranës ka rezultuar qe nuk eshte hapur. Në të njëjtën kohë, prokuroria ka udhëruar agjensinë e mbikqyrjes policore të kryjë hetime  mbi efektivët e policisë që kanë administruar kallëzimin e Lekës për të parë nëse pamjet filmike mund të jenë shpërndarë nga ndonjë prej tyre.

Më 15 janar të këtij viti Princ Leka njoftoi zyrtarisht se ka nisur procedurat e divorcit nga Elia Zaharia, me te cilen është martuar ne vitin 2016 dhe jane prinder te nje vajze 3 vjeçare. Leka Zogu, por edhe familja Zaharia kanë kërkuar urdhër mbrojtje të menjëhershëm nga policia.  Paraditen e së enjtes gjykata e Tiranës, firmosi urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia.

Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai I saj Gjergj Zahari. (foto) Ndërsa Leka Zogu nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij. Në seancë u shqyrtuan 3 kërkesa për urdhër mbrojtje, përkatësisht të Leka Zogut ll, Elia Zaharisë dhe babait të sajh Gjergj Zaharisë, por këtij të fundit nuk iu pranua kërkesa për urdhër mbrojtje. Sipas vendimit ish-bashkëshortët duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias por të dados.

Njoftimi i prokurorisë: 

Prokuroria Tiranë nis hetimet për Veprën Penale ‘Dhunë në Familje’ pas denoncimit të shtetasit Leka Zogut., verifikime edhe për publikimin e videos, provë materiale

Në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë më datë 06.03.2024, ora 15.00 është referuar nga Komisariati i Policisë Nr.1 materiali kallëzues i shtetasit L.Z për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, regjistroi kallëzimin penal nr.2893 për Veprën Penale të parashikuar nga neni 130/4 i Kodit Penal.

Materiali është shortuar dhe i është ngarkuar prokurorit përkatës. Ndërkohë, në lidhje me të dhënat e publikuara në media, ju bëjmë me dije se, nga ana e Prokurorisë kanë nisur verifikimet edhe në lidhje me publikimin e një videoje, provë materiale.

Nga verifikimet e para, ka rezultuar që materiali kallëzues është depozituar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi videoja është publikuar në media të ndryshme dhe rezulton që zarfi ku është administruar prova të mos jetë i hapur. Në lidhje me rastin në fjalë, është ngarkuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për të kryer veprimet hetimore përkatëse./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!