Denoncimi për dhunë i aktivistes së PD, SHÇBA nis hetimet për shefin e Komisariat të Divjakës

schedule13:46 - 24 Prill, 2021

schedule 13:46 - 24 Prill, 2021

SHÇBA ka nisur hetimet për shefin e Komisariatit të Divjakës Altin Shehu. Hetimet për këtë të fundit kanë nisur verifikimin pas denoncimit të aktivistes së PD,  Elsa Bita.

Kjo e fundit ka denoncuar se Shehu e ka dhunuar duke i thyer krahun, pasi po filmonte një takim elektoral të PS në Divjakë. Aktivistja ndodhet në urgjencën e spitalit të Lushnjes.

Lexo edhe: Meta: SPAK të nisë hetimet për dhunën ndaj Elsa Bita në Divjakë

Lidhur për këtë ngjarje ka reaguar gjithashtu edhe presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit ka bërë thirrje që SPAK të hetojë dhunën ndaj Elsa Bita , e cila po filmonte me celular. Gjithashtu Meta i kërkon Policisë së Shtetit të arrestojë urgjentisht autorin apo autorët e dhunës. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!