Denoncimi në Roskovec, pronarja e dyqanit: Dy të armatosur më morën çantën me bizhuteritë

schedule16:53 - 30 Tetor, 2020

schedule 16:53 - 30 Tetor, 2020

Pronarja e një dyqani në Roskovec denoncoi mesditën e sotme në drejtorinë e policisë Fier se dy presona të armatosur e kërcënuan në dyqanin e saj me armë duke i marrë çantën me sendet e saj personale dhe disa bizhuteri që ishin mbi banak.

“Rreth orës 14:35, D.V,  ka njoftuar se në dyqanin e saj me artikuj të ndryshëm në qytetin e Roskovecit, dy persona të pa identifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri, i kanë marrë një çantë me sendet e saj personale dhe disa bizhuteri që ishin mbi banak  dhe janë larguar” njofton policia, bazuar te denoncimi.

Drejtoria e policisë Fier thotë se me marrjen e njoftimit ka mbërritur në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe po vijon krehjen për kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon me këqyrjen e kamerave dhe sekuestrimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre./ db/Abcnews.al