DENONCIMI/ Mjeku nuk e viziton të dyshuarën me COVID 19: Nuk kam veshje speciale, në telefon del Rama

schedule21:44 - 14 Mars, 2020

schedule 21:44 - 14 Mars, 2020

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia ka denoncuar mungesën e veshjeve mbrojtëse për stafin mjekësor që po angazhohen me të dyshuarit për COVID-19.

Ai ka shpërndarë një video të një zonje që ka shenjat e koronavirusit dhe një kartelë të saj, ku mjeku ka shkruar se nuk “e viziton dot pasi i mungon veshja mbojtëse”.

Gjithashtu në kartelën e pacientës cilësohet dhe fakti se familjaret kanë pasur probleme gjatë telefonimit të 127, pasi në telefon dëgjonin zërin e kryeministrit Rama.

PAPERGJEGJSHMERIA KRIMINALE VAZHDON!

Fatkeqësisht për të gjithë ne, papërgjegjëshmëria e kësaj qeverie vazhdon me të njëjtat përmasa KRIMINALE! Zonja në video e ardhur nga Anglia, po transportohet nga banesa e saj tek infektivi, pasi ka njoftuar se ka shenja të dyshuara COVID-19.

Sic shihet, personeli i ambulancës nuk ka mbrotjen e duhur në veshje edhe pse ka një rast të dyshuar!!!! Dhe sic shihet, edhe mjeku ka shënuar në kartelë, NUK KA VESHJE SPECIALE PER TA VIZITUAR!!!

Teksa rastet e të prekurve po rriten, ende nuk janë marrë masat për pajisjen e personelit me veshje mbrojtëse, cka i mbron ata vetë por edhe njerëzit rreth tyre?

Si mund të jetë papërgjegjshmëria në përmasa kaq kriminale? A e kupton njeri nga vendimmarrësit se personeli mjekësor bëhet kështu BARTES i virusit duke rrezikuar koleget, familjet dhe te gjithe qytetaret????/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!