Denoncimi, kandidatja e PD: Në Elbasan po zerohen faturat e dritave, shtëpinë e lanë pa çati

schedule22:58 - 22 Mars, 2021

schedule 22:58 - 22 Mars, 2021

Kandidatja për deputete e PD-së në Elbasan Flutura Açka denoncoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Log.” se pushteti po zeron faturat e dritave dhe ujit në këtë qark për të marrë votat. Gjithashtu ajo akuzoi qeverinë edhe për procesin e rindërtimit dhe legalizimet.

Ju flisni për tërmetin, unë kam një dosje gati, nuk është momenti për t’jua thënë emrin. Dje kam qenë në një vizitë në një shtëpi dhe aty e shikoni që është me qese, këta shkuan ta rindërtonin, por nuk u dolën paratë dhe e lanë pa çati.

Në rast se këta janë fitues, kanë disa arsye të mbrapshta. Faturat e dritave dhe ujit që kanë qenë të papaguara deri në mars po zerohen. Po legalizimet? Në 31 dhjetor i kanë bërë legalizimet” tha shkrimtarja.

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!