Denoncimi i Xhaferrajt: Skandal në urgjencën e Durrësit! Prokuroria të nisë hetimet

schedule12:01 - 14 Tetor, 2020

schedule 12:01 - 14 Tetor, 2020

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka denoncuar nga spitali i qytetit.

Xhaferraj ka thënë para mediave se është një skandal ajo që ndodh në urgjencën e spitalit. Siç thotë ai, pacientët e dyshuar për Covid mbahen në dy dhoma ngjitur me atë të operacionit.

Sipas tij Durrësi ka një spital Infektiv, por nuk përdoret, ndërsa i bën thirrje prokurorisë të nisë hetimin. Po ashtu Xhaferraj i drejtohet edhe Ministrisë së Shëndetësisë, ku i kërkon marrjen e masave të menjëhershme.

“Këtu jemi te hyrja e urgjencës së spitalit të Durrësit për të dënuar absurditetin e ardhës dhe skandalin e radhës së qeverisë. Që nga dita e nesërme maskat do të jenë të detyruara edhe në ambiente të hapura. Por burimi i infeksionit nuk është qytetari durrsak që shëtit buzë detit me apo pa maskë. Burimi i infeksionit është ky spital që qëndron pas meje. Këtu te hyrja e urgjencës kalon pacienti që dyshohet për Covid. Këtu brenda urgjencës në dy dhoma ngjitur me sallën e operacionit qëndrojnë pacientët e dyshuar për Covid dhe qëndrojnë dy apo tre ditë që në shumin e rasteve është pozitive.

Këtu kalojnë të aksidentuarit që kanë nevojë për urgjencën. Këtu kalojnë fëmijët që kanë temperaturë dhe familjarët që i shoqërojnë. Ky është një skandal dhe ne si PD e Durrësit kërkojmë që prokuroria menjëherë duhet të fillojë hetimin. Është vepër penale dhe ministria e Shëndetësisë duhet të ndërhyjë menjëherë. Spitali i Durrësit ka një spital Infektiv me dy kate dhe nuk po përdoret as në kohë pandemie. Këto janë të gjitha arsyet që qytetarët durrsakë edhe kur dyshojnë se kanë Covid nuk vinë në spital”, u shpreh ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!